Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon të premten
31 maj 2018
| 19:04
Kuvendi shtyu punimet e seancës së sotme për nesër në orën 13:00.
Kjo u bë me kërkesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili u ka thënë deputetëve që të vendosin të vazhdojnë sot me seancë apo nesër në ora 13:00.
Ai shtoi se Italia shënon sot ditën e Pavarësisë dhe janë të ftuar të marrin pjesë, por përsëri theksoi se deputetët vendosin për sot ose nesër.
Grupet parlamentare vendosën që të premten prej ora 13:00 të mbahet vazhdimi i seancës.