Seanca e parë e Kuvendit, simpatizantët presin Berishën para parlamentit
10 shtator 2021
| 10:26
Simpatizantë të Sali Berishës, të mbledhur në hyrjen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, kanë lëshuar thirrje kundër Lulzim Bashës pas përjashtimit të ish-kryeministrit nga grupi parlamentar i PD-së.
Ai është pritur sot nga simpatizantët, teksa i hodhën lule.
Në fjalën e tij, Sali Berisha tha se përjashtimi i tij është një pazar mes Bashës dhe Ramës.