Seanca e parë e sesionit pranveror mbahet më 30 janar
18 janar 2019
| 10:28
Kuvendi i Kosovës më 30 janar do të mbajë seancën e parë të sesionit pranveror.
Kjo është vendosur në mbledhje e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për 2019, me shefat e grupeve parlamentare.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, i ka paralajmëruar deputetët që të përfundojnë të gjitha procedurat nëpër komisionet parlamentare për Projektligjin e buxhetit.
Po ashtu, Veseli ka bërë me dije se javën tjetër do të ftohet edhe një seancë e re për datën 31 janar ku do të miratohet buxheti i vitit 2019 dhe statuti i “Trepçës”.