Seanca e radhës e Kuvendit mbahet të enjten

16 maj 2022 | 12:45

Pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur që seanca e re e Kuvendit të mbahet të enjten në orën 10:00.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se pikat e rregullta të rendit të ditës, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe miratimi i procesverbalit do të pasohen nga miratimi në lexim të dytë të Projektligjit për turizëm dhe shqyrtimi i Projektligjit për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Kemi diskutuar edhe për konstituimin e ekipit për reformën zgjedhore, ku në mbledhjen e radhës do t’i kemi emrat e anëtarëve që do të marrin pjesë në reformën zgjedhore… Një fakt i pakontestueshëm është që Kosova ka hyrë në një proces stabil të zgjedhjeve që edhe në nivel lokal e qendror kanë qenë shembull për rajonin”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bokserja e Kosovës, Donjeta Sadiku e kërkon sot medaljen në…