Seanca e radhës më 28 prill, Kusari-Lila jep formulën për krijimin e Komisionit Hetimor
21 prill 2022
| 13:25
Shefja e grupit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 28 prill.
Në një adresim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila ka treguar se si mund të formohet Komisioni Hetimor për çështjen e energjisë.
“Seanca e radhës është më 28 prill. Shtesë është votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor, zgjedhjen e një anëtari të bordit RTK dhe debati për punën e qeverisë. Këto janë pikat që caktuam për seancë të rregullt”.
“Ekzistojnë dy forma që mund të procedohet tutje e para mund të tërhiqen nënshkrimet apo edhe të tërhiqet ajo kërkesë dhe të procedohet nga njëri grup parlamentar i opozitës”, ka thënë ajo.