Seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit mbahet më 24 mars
17 mars 2021
| 13:43
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se më 24 mars, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.
Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999.