Seanca e Kuvendit vazhdon të enjten
09 korrik 2018
| 18:59
Është ndërprerë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës dhe vazhdimi i saj do të mbahet të enjten.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se vazhdimi i seancës së sotme do të mbahet të enjten para se të fillojë seanca e rregullt e Kuvendit.
Me mungesën e deputetëve të opozitës nuk pati kuorum për të votuar disa raporte e propozime.
Të gjithë ato që kanë mbetur pa u votuar dhe për të cilat është diskutuar nga deputetët ditën e sotme do të vazhdojnë të enjten.
Pa u votuar mbeti edhe propozimi i deputetit Mërgim Lushtaku për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Automjete.