Seanca e sotme nuk duhet të ishte garë e fjalimeve të zjarrta, por seancë për veprim shtetëror (video)
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.
Tahiri ka thënë se seanca e sotme nuk duhet të ishte garë e fjalimeve të zjarrta, por seancë për veprim shtetëror.
“Si subjekt politik me një gjuhë të qartë, përmes kryetarit tonë në Kuvend e kemi bërë të qartë që ne mbështesim një vendim kushetues të Qeverisë për ruajtjen e sovrantitetit të vendit tonë. Për këtë nuk kemi asnjë mëdyshje”.
“E kemi bërë të qartë edhe dje me një deklarim në emër të partisë, si dhe për pjesëmarrje në seancë. Në këtë temë shumë serioze, kërkesë e jona e vetme është të veprojmë në mbrojtje të Kushtetutës”, ka thënë Tahiri.
Ai ka theksuar se si deputet është mos ta kthejnë këtë seancë në një garë të fjalimeve të zjarrta politike e patriotike, por me një trajtim të saktë e të qartë me përgjegjësi të një teme që kërkon veprim shtetëror.
Këtu në këtë link e keni fjalimin e Tahirit:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158225887491611&id=731671610