Seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, paraqitet Naim Murseli

31 janar 2025 | 11:27

Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademajt, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku është duke u mbajtur seanca fillestare për të ndjerën.

Kërkesa e shtyrjes ka ardhur nga avokatët e të pandehurve për shkak të mungesës së disa shkresave të lëndës, të domosdoshme për përfundimin e procedurave gjyqësore.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.

Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Naim Murseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për ndarjen e…