Seanca konstituive, kjo është letra që Dehari ia ka dërguar Osmanit (foto)

16 prill 2025 | 15:01

Kryesuesi i seancës konsituive, Avni Dehari, dje ka ndërprerë këtë seancë pa u miratuar asnjë pikë që ishte në rendin e ditës për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave.

Dehari dje ka paralajmëruar se do t’i drejtohej presidentes së vendit me një letër për këtë situatë.

“Epoka e re” ka siguruar letrën që Dehari ia ka dërguar Osmanit ku i kërkon sugjerime për “opsionet e mundshme përpara”.

“Në pamundësi të votimit të raportit për verifikimin e mandateve, në cilësinë e Kryesuesit e kam ndërprerë seancën konstituive. Në këto rrethana, të një situate të paprecedent, unë ju drejtohem juve si Presidente e Republikës për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”, është thënë në letrën e Deharit të cilën ia ka dërguar Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferid Abdylazizi Kadusha nga Peja, shpall të pavlefshme Diplomën e…