Seanca nis me një minutë heshtje për Papa Françeskun

21 prill 2025 | 15:46

Po vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, e cila ka nisur më 15 prill dhe ka vazhduar edhe për dy ditë të tjera, pa shumë sukses.

Vazhdimi i saj nisi me një minutë heshtje për vdekjen e Papa Françeskut.

Të shtunën, seanca u ndërpre sërish pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk mori më shumë se 57 vota në dy tentativa radhasi për t’u zgjedhur.

Deputetë të LVV-së paralajmëruan sot se Haxhiu do të jetë sërish kandidatja e tyre për kryeparlamentare.

PDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë atë. LDK-ja ka thënë se do të votojë kundër, ndërsa AAK-ja do të pranonte një kryetare të Kuvendit si Saranda Bogujevci apo Shqipe Mehmeti Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj vendeve që…