
Seanca parlamentare në Zelandën e Re hapet me leximin e Kuranit
21 mars 2019
| 11:15
Seanca parlamentare në Zelandën e Re është hapur nga një imam mysliman që lexonte Kuranin. Kjo ishte seanca e parë në Parlamentin e Zelandës pas sulmeve terroriste të javës së kaluar në dy xhami që ua morën jetën 50 myslimanëve.
Nizam ul Haq Thanvi recitoi vargje të Kuranit në arabisht për viktimat e masakrës të së premtes, që po falnin namazin në çastin e sulmit.