Seanca për demarkacionin shtyhet për nesër në orën 10:00
22 shkurt 2018
| 13:37
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë me dije që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, e cila ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për nesër në orën 10:00.
Ai ka deklaruar se pozita dhe opozita janë në rrugë të mirë për të gjetur një konsensus për ratifikimin e kësaj marrëveshje.
Veseli është shprehur optimist që Kosova do të arrij t`i përfundoj gjitha obligimet ndërkombëtare.