
Seanca për ndotjen e ajrit, mblidhet Kryesia e Kuvendit
30 janar 2018
| 10:42
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do ta shqyrtojë sot kërkesën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me ndotjen alarmante të ajrit.
Thirrja e kësaj mbledhje është bërë pasi ndotja në Prishtinë ditëve të fundit ka arritur masa enorme. Për këtë seancë janë mbledhur edhe 40 nënshkrime të deputetëve.