Seanca për Projektligjin e Buxhetit të Kosovës mbahet të premten
20 dhjetor 2018
| 10:25
Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019 pritet të votohet të premten, më 21 dhjetor, në seancën e Kuvendit të Kosovës, konfirmoi për ‘Radion Evropa e Lirë’ Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës.
Kuvendi, para 10 ditësh, ka debatuar për dy ditë rresht për buxhetin e propozuar nga Qeveria.
Por, debati ka përfunduar pa votimin e Projektligjit, pasi që Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.
Buxheti për vitin 2019 parashihet të arrijë shifrën e 2,3 miliardë eurove.