Seanca për Thaçin dhe tjerët në përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë

21 mars 2021 | 21:26

Seanca e radhës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pritet të mbahet me 24 mars.

Lajmin e kanë bërë me dije Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Konferenca për ecurinë e çështjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të mbahet në orën 11:00, ndërsa kjo datë korrespondon me përvjetorin e 22-të të nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Seanca e kaluar ndaj ish-krerëve të UÇK’së ishte mbajtur me 16 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Hasani. Këtë e bëri…