Seanca për transformimin e FSK-së mbahet të premten në orën 10:00
10 dhjetor 2018
| 11:40
Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilin pritet të miratohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri do të mbahet të premten në orën 10:00.
Në këtë seancë do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.