Seanca për tribunalin për krimet serbe shtyhet për në orën 14:00
16 maj 2019
| 11:52
Pas përfundimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare është shtyrë për në orën 14:00 seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën është paraparë shqyrtimi i propozim-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.
Po ashtu në këtë seancë, pritet të formohet edhe Komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, si dhe të caktohet Dita e Gjenocidit.