Seanca për votimin e qeverisë mbahet në orën 17:00
Seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë Kurti 2 do të mbahet në orën 17:00.
Paraprakisht, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i ka dërguar letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, për t’ia kërkuar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë.
Në letër, ushtruesi i detyrë së presidentit, Glauk Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar qeverinë e re.
Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë që pritet ta udhëheq kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti.
Sot gjatë ditës, është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit dhe Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i këtij institucioni, duke marrë edhe kompetencat e ushtruesit të detyrës së presidentit.