Seanca shtyhet për nesër, Veseli fton opozitën t’i votojë ligjet
13 shtator 2018
| 14:59
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se vazhdimi i seancës së sotme do të mbahet nesër (e premte) në orën 11:00.
“Të nderuar kolegë deputetë tani neve na mbesin detyrat tona në përmbushjen e ligjeve janë vetëm në këtë rend dite disa projektligje dhe ratifikime që ndërlidhen drejtpërdrejtë me partneritetin e Bashkimit Evropian me Kosovën. Janë edhe disa ndihma dhjetëra milionëshe që BE-ja jep për qytetarët tanë pa dallim pozitë dhe opozitë, ftojë edhe kolegët nga opozita që të jenë bashkë me ne që të marrim vendime në interesat e qytetareve”, ka thënë Veseli.
/Epoka e re/