Seanca vazhdon në orën 15:00, arrihet marrëveshja për komisionet parlamentare
13 shkurt 2020
| 14:23
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën janë pajtuar të gjitha grupet parlamentare që të ndryshohet rregullorja për të zvogëluar numrin e komisioneve parlamentare në 14 nga 16.
Po ashtu, Kryesia ka vendosur që seanca tjetër të mbahet në ora 15:00 për votimin e formimit të komisioneve parlamentare.
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ka konsensus të plotë nga pozita dhe opozita.