Seancat gjyqësore ndaj Gucatit dhe Haradinajt drejt fundit
10 nëntor 2021
| 15:07
Trupi gjykues në çështjen gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, në Gjykatën Speciale në Hagë e ka caktuar 6 dhjetorin si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave nga ana e mbrojtjes, e cila i paraprinë konferencës përgatitore për mbrojtjen më 2 dhe 3 dhjetor.
Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i është kërkuar ta paraqes njoftim zyrtar mbi mbylljen e çështjes së vet deri më 10 nëntor, kurse pritet që mbrojtja t’i dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e ndonjë prej akuzave ose të gjitha akuzave në bazë të rregullës 130, brenda datës 17 nëntor.
Kështu gjykimi ndaj krerëve OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj është duke shkuar drejt fundit.