Seat do të “zhduket”, thonë nga VW

07 shtator 2023 | 08:54

Gjigandi gjerman i veturave Volkswagen ka marrë vendim që deri në vitin 2030 ta “zhdukë” nga rrugët markën spanjolle të veturave.

Pra, seritë e kësaj marke Ibiza, Leon, Alhambra dhe të tjera do të zëvendësohen nga Cupra.

Kështu deklaroi anëtari i bordit të VW-së, Thomas Schafer, në panairin e veturave IAA Mobility në Munchen.

“E ardhmja e Seat është Cupra. Ju nuk mund të përballoni të investoni në të dyja markat dhe Cupra ka qartë mundësi më të mira tregu” tha ai.

Sipas raportimit të medieve gjermane, marka e veturave Cupra ka rritjen më të shpejtë në Evropë.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se shitjet u rritën me 92.7 për qind nga viti 2021 deri në vitin 2022.

Cupra
Marka e veturës Cupra, Photo Credits: Google

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në selinë…