Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri
Partia popullore e Sebastian Kurz kryeson në zgjedhjet politike në austri. Rezultatet e para, bazuar në numërimin e pjesshëm, tregojnë partinë e ish kancelarit, OVP, në krye. Partia konservatore sidoqoftë, duhet të krijojë një qeveri koalicioni.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, në orën 17.00, rezultatet paraprake e vendosnin OVP e Kurz në kuotën e 37.1 për qind të votave ndërsa tregonin një rënie të së djathtës ekstreme dhe socialdemokratëve. Të gjelbrit ishin në kuotën e 13.1 për qind të votave ndërsa liberalët Neos në 7.8 për qind.
Rreth 6.4 milionë austriakë kishin të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Votimi pasoi kolapsin e koalicionit të Kurz me partinë e të djathtës ekstreme, partia e lirisë, FPO, pas një video skandali që detyroi zëvendëskancelarin Heinz Christian Strache të dorëhiqej.
Pamjet e filmuara fshehurazi në ibiza tregonin Strachen që dukej se ofronte kontrata publike në këmbim të ndihmës në fushatë nga një biznesmene ruse.
Para zgjedhjeve, Kurz tha se do të bisedonte me FPO për një qeveri të mundshme koalicioni por bëri edhe të qartë se do të kërkonte ndihmë nga parti të tjera si të gjelbrit dhe liberalët e Neos.
33 vjecari kurz doli i pacënuar nga skandali i FPO e madje edhe fitoi vota prej saj, ndërsa mbështetja për të u rrit me një të pestën e elektoratit krahasuar me zgjedhjet e fundit në 2017.