Sebastian Kurz jep dorëheqje nga posti i kancelarit të Austrisë

09 tetor 2021 | 20:12

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje.

Sipas mediave austriake, në deklaratën e tij për media, 35-vjeçari ka pohuar të shtunën në mbrëmje se akuzat për korrupsion kundër tij ishin të rreme.

Por pasi partneri i koalicionit, përkatësisht të Gjelbrit, u kthyen kundër tij, ai ka vlerësuar se kaosi do të ishte i papërgjegjshëm.

“Kështu që unë dua të lirojë vendin”, ka thënë Kurz.

Ai planifikon të japë dorëheqjen në një përpjekje për të shuar një krizë qeveritare të shkaktuar nga njoftimi i prokurorëve se ai është një objektiv i një hetimi korrupsioni.

Kurz, 35 vjeç, tha se ai ka propozuar që ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, të jetë zëvendësuesi i tij.

Vetë Kurz planifikon të bëhet kreu i grupit parlamentar të Partisë së tij Popullore Austriake.

Partneri i partisë së tij, të Gjelbrit, tha të premten se Kurz nuk mund të qëndrojë si kancelar dhe kërkoi që partia e tij të emërojë një “person të padiskutueshëm” për ta zëvendësuar atë.

Udhëheqësit e opozitës kishin bërë thirrje që Kurz të largohej dhe planifikuan të paraqisnin një mocion mosbesimi kundër tij në parlament të martën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia ka shënuar fitore të lehtë ndaj Kosovës me rezultat…