Seç qenka vallë…
21 shtator 2020
| 21:54
Thotë ndryshe dhe vepron ndryshe.
Ka fytyrë njeriu dhe veprim ariu.
Thotè: Të kam Dritè, Diell dhe Hënè.
Të kam pasqyrë deti gjithë kaltèrsi.
Në sytë e ty mbushem ëmbëlsi gruaje.
Të kam frymë jetë dhe të vetmën dashuri.
Pastaj papritmas, ngjan në ndryshim moti uragan i tërbuar, që shkul rrenjë lisi së bashku me krahët e fluturës në mua.
Apo një trazim valësh deti që shkunden mbi mua, duke përlarë botën time të pafajshme,
Duke i hedhur fjalët pa dhimbje për mundin e dy decenie dashurie.
Deri kur duhet të përballem me dashurinë e përhënur pèr të justifikuar frustimin e tij ?!
02.09.2020
Valbona R.Hadri