Seç tha trimi sypatrembur
Valbona R.Hadri
Në ballë të brigadës me këngë burrash
bashkë me shokë të një gjaku të një fisi,
zgjatën zërin ngjitën qiellin e kushtrimit.
I urtë i qetë, burrë fisnik i sinqertë,
I vendosur të jep jetë,
nxjerrë gjashtorën i jep përpjetë.
Në mbrojtje të atdheut do lë eshtrat,
sepse duhet vdekur t‘mos vdes dot,
toka e të parëve nuk mposhtet kurrë
gjaku im do të pikoj sy shkabe mbi flamur.
Me diplomaci e pyeten të huajt nën sy:
për kë lufton o trim o burrë dai?
Me urtësi u tha trimi: për Nënën Shqipëri.
Përse pra nuk shkon në Shqipëri? – i thanë të huajt prapë nën sy.
Burri lëvizi qemerët e vetullave dhe ua derdhi në sy: në Shqipëri jam ore zotërinj, në atë që ju e cunguat me sëpate.
Është një komb i ndarë në dysh, çare s’kam pa e bërë njësh.
Të një zëri me një mendje,
burrat lidhën fjalët shtrënguan brezat.
Kosovë o Nënë Shqipëri,
të urojmë Preshevën me gjithë Çamëri !