“Secili transmetonte mirësi njerëzore “, Deputetja Musliu vizitohet nga një grup të rinjësh nga Rezalla

19 maj 2024 | 20:53

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është vizituar nga një grup i të rinjve nga Rezallla.

Ajo ka mirëpritur vizitën e tyre duke shkruar se “secili prej tyre rrezatonte edukatë të lartë qytetare si rezultat të edukatës familjare sepse dihet që Rezalla qëndron lartë si fshat në Komunën e Skenderajt.”

Postimi:

Çdo ditë e re më sjell nga një befasi më të bukur se dita që lë pas.

Sot, këtë të diele të ngrohtë maji më erdhën për të më vizituar një grup të rinjësh nga Rezalla.

Secili prej tyre transmetonte mirësi njerëzore dhe dashuri për vendin e tyre.

Secili prej tyre rrezatonte edukatë të lartë qytetare si rezultat të edukatës familjare sepse dihet që Rezalla qëndron lartë si fshat në Komunën e Skenderajt.

Rezalla brez pas brezi është shquar dhe këta djem janë një dëshmi e fortë për bujarinë, intelektin dhe traditën e Rezallës së bukur.

Bashkë me ne sot ishte edhe asambleisti Fikret Rexhepi i shoqëruar nga të aferm të tij.

Ju jam përjetë mirënjohëse dhe nga zemra ju uroj fat, shëndet dhe të gjitha të mirat.

Djem ju pafsha sa më lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza dhe gjeneral Rrahman…