Seedorf: Neymari bëri gabim se u largua nga Barça

20 nëntor 2018 | 15:55

Ish-lojtari i Real Madridit, Interit dhe Milanit, Clarence Seedorf, ka komentuar largimin e Neymarit nga Barcelona vitin e kaluar.

Neymar në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro la Barcelonën për t’u transferuar te PSG, si lojtari më i shtrenjtë në histori.

“Neymar është një talent i padiskutueshëm, por ai ka nevojë për një skuadër që e ndihmon të jep më të mirën nga vetja. Mendoj se bëri një gabim të madh që u largua nga Barcelona aq shpejtë”, ka deklaruar Seedorf.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar punën në instalimin…