Seedorfi e favorizon Realin në Ligën e Kampionëve
Clarence Seedorf e sheh Real Madridin si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve edhe në sezonin 2018/19.
42-vjeçari mendon se “Los Blancos” mund ta fitojë garën më të madhe për klube për të katërtën herë radhazi, ndërsa e shikon mungesën e Zinedine Zidanes më të madhe se të Cristiano Ronaldo. “Real Madridi është favorit pasi është kampion aktual dhe përvojës që ka në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk do të thotë se do ta fitojë 100 për qind”, ka thënë Seedorf.
Holandezi gjithashtu komentoi edhe kalimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi: “Cristiano konsiderohej mbret në Madrid dhe ishte garanci për gola në ekip. Nëse Cristiano do të ishte në skuadër, Madridi do të kishte më shumë besim në vete, por nuk mendoj se rezultatet do të ishin më ndryshe”.