Seedorfi ka një këshillë për trajnerin e Real Madridit
Clarence Seedorf ka dhënë një këshillë për trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane.
Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve kanë luajtur një sezon të tmerrshëm, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, si dhe duke mbetur në pozitën e tretë në La Liga (deri në këtë pikë sezoni).
Por, legjenda holandeze, Clarence Seedorf, duket se ka gjetur problemin e skuadrës dhe ka dhënë një këshillë për trajnerin francez.
Ish-lojtari i skuadrës së Milanit dhe Real Madridit ka thënë se Zidane duhet të kthejë “urinë” e “Los Blancos”.
“Është shumë e kuptimtë që skuadra zgjodhi atë rrugë (emërimin e Zidane). Është një sfidë e re, një ditë e re. Ka harmoni të mirë me të dhe lojtarët” ka thënë Seedorfi, raporton “lajmi.net”.
“Është akoma ky sezon dhe është e vështirë, kështu që duhet rindërtuar aspekti mental i skuadrës. Duhet të ngjallet uria, të vihen synimet e reja të cilat nuk kanë të bëjnë thjeshtë me Ligën e Kampionëve, por edhe me lojën dhe fitoret” ka thënë tutje holandezi.
Seedorfi beson se eksperienca e Zidane si një nga më të mirët në botë do të vazhdojë të kryej punë në punën e tij si trajner i Real Madrid.