Sefa: Një vizitë e rëndë në burgun e Nishit!

07 prill 2024 | 23:29

Prilli i vitit 1988, në pavionin e izolimit në burgun famëkeq të Nishit, ditë e enjte e javës se katërt të muajit, kur kisha të drejtë në vizitën e radhës!

Erdhi përkthyesi, gardian i burgut me nxorri nga qelia dhe më solli në dhomën e vizitave. Aty më prisnin nëna Gjide dhe baba Vesel.

Çuditërisht në sytë e babait vërejta një si ndryshim në fytyrën e tij, një gëzim të brendshëm por edhe disi si të frikshëm!!

Nëna si zakonisht me guximin e saj filloj të më informoj se çka po ndodhë jashtë! Më tregonte se ka filluar verë e mirë dhe e bereqetshme. Me tregonte pa i bërë fare pyetje sidomos për lëvizjet dhe rrjedhat për gjendjen e pergjithshme!

Atëherë Baba nuk u përmbajt më e më tha, pa më pyetur më tregoj mua, se ishte bërë mirë që (mua) të kishin qitë në pavionin e tretë dhe të hanën e ardhme kysmet po vijmë me të marrë!!! Dhe…

Ndoshta, është mirë edhe te shkruash një kërkesë për lirim!

Eh, prindi si prind, e kishte genjyer dikush, me qëllim apo pa te, le të mbetët në ndergjegjjen e atij që ja bëri këtë mashtrim e që më vonë ndikoj direkt në shëndetin e tij por…

Një gjë e di dhe nuk e harroj kurrë, ishte moment shumë i vështirë në jetën time sepse u detyrova të jem shumë i rrept me babain tim, shumë i prerë e dija se do ta thej shpirtërisht por më mirë ishte t’i them të vërtetën.

Babë jem i mirë i thash:

  1. Unë nuk jam në pavionin e tretë por jam në izolim edhe atë me një të çmendur dhe të rrezikshëm ne qeli!, të ka gënjyer ai që të ka thënë!
  2. Sa i përket këkesës, atë mos ma kërko më kurrë, baba jem më premto se përndryshe, të premtoj se as në vizitë nuk dal!
  3. Nëna nderhyri e vërejti bindshmërinë time e më tha, o birë, a kaq pak na do ti aaa, e zgjati këtë a???

Nënë, unë ju dua shumë, jeni më të mirët në botë por, për çka jam këtu, është më e madhe më e rëndësishme edhe se vet Familja, edhe se vet jeta ime!

Ju dua shumë juve por Liria është gjëja më e bukur për të ardhmën por, është shumë e shtrejtë!

Sot, tani pas 36 vitesh kur edhe vet jam prind e kuptoj sa të vështirë e kishte babai dhe gjithë familja ime .!

Atëhere babai im shpirtrisht mori një goditje të rëndë por deri në fund e mbajti premtimin si burrat që ia kisha kërkuar!

Kurrë më nuk ma përmendi kërkesën!

Ai kuptoj se dikush qellimisht e kishte gënjyer apo më mirë të them kishte transmetuar atë që i kishin thënë.

Baba Vesel e kuptoj dhe u gëzua se pathyeshmeria jonë me shokë bashk tregon se Liria nuk është larg, po afrohet!

Fatkeqësisht babai nuk e mbërriti ta gëzoi asnjë ditë lirie dhe shkoj në amshim me një breng që i mbeti pikë e pa realizuar! Nuk arriti as të pres që djali i tij, Salihi që mbanë edhe emrin e babait të tij, gjatë gjithë atyre viteve në burg, si në verë e si dimër, në borë e acar kurrën e kurrës nuk e la asnjë vizitë të vetme pa e vizituar në burgjet e Serbisë, po ai ishte zgjedhë në grupin e parë të Diplomatve të Republikës së Kosovës!

Të dashurit e mi!

Për në fund kam disa pyetje:

A thua sa mijëra nëna e baballarë shkuan pa ditur fatin e fëmijëve të tyre?

A thua si ndihej shpirti i nënës Nazife për burgosjet e njëpasnjëshme të djalit të saj Adem Demaçi?

A thua si reagonte shpirti i Shaban, Hamzë e Adem Jasharit, kur me sytë e tyre shihnin si vriteshin anëtarët e familjes?

A thua sa familjar me sytë e tyre panë se si dhunoheshin bijat dhe femrat shqiptare?

A thua sa fëmijë panë vrasjen e prindërve të tyre dhe anasjelltas?

Jo nuk kërkoj hakmarrje, jo gjak më!

I madhi Adem Demaçi pas vuajtjes së denimit mbi 28 vjet burg tha: “Po ja kthej shpinën hakmarrjes”. Këtë mund ta thonë vetëm gjigantët njerëzor.

Sonte po kërkoj që secili të futet brenda në lëkurën e këtyre pyetjeve, vetëm atëherë do ta kuptojnë thelbin e një sakrifice shekullore!

Ky shkrim pas mesnate deshiron t’i thërras mendjes se kokave që sot kanë fuqinë e vendosjes, se kur kemi të bëjmë për ruajtjen e identitetit kombëtar, kur kem të bëjmë me ruajtjen e shtetit të jemi një dhe te veprohet si një trup i bashkuar.!

Kështu kurrë nuk do të gabojmë dhe do t’i pjestojmë pergjegjesitë bashk aq si ju takon!

Salih Sefa

6.prill 2024

Zürich-Ch

Në foto: Salih Sefa dhe Martin Çuni ne ambientet e burgut të Prishtinës, tashmë Muze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit