Sefaj e komandanti i KFOR-it, flasin për gjendjen e sigurisë
18 dhjetor 2017
| 14:22
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka pritur të hënën në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci.
Në këtë takim është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u vlerësua e qetë dhe stabile.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve.
Sefaj ka falënderuar komandantin e KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës.
Me këtë rast, Sefaj dhe komandanti i ri i KFOR-it, janë pajtuar se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë më tutje.