Sefaj mohon përgjegjësinë për deportimin e turqve
04 prill 2018
| 20:46
Flamur Sefaj, i cilu u largua nga posti i ministrit të Brendshëm për shkak të rastit të gylenistëve, po e konsideron veten viktimë të politikës.
“Arsyeja nuk është ajo të cilën unë do ta doja. Është dashur AKI të informojë eprorët, para së gjithash. Unë s’kam qenë përgjegjës të menaxhoj komunikimin mes AKI-së, Kryeministrit dhe Presidentit është shprehur Sefaj në “Klan Kosova”.
Ai ka thënë se Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë vepruar në bazë të kërkesës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.