Sefaj përfaqëson Kosovën në Slloveni
14 shkurt 2020
| 16:34
Skitarja Enxhi Sefaj do ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare të FIS-it (Federata Ndërkombëtare e Skitarisë), “Pokal Loka 2020”.
Kjo garë mbahet të shtunën dhe të dielën në Skofja Loka të Sllovenisë. Sefaj do të marrë pjesë për grupmoshën U-14, ndërsa do të garojë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.