Sefaj shpreh shqetësim për shëndetin e Kurtit, kërkon reagim sa nuk është bërë vonë

19 janar 2025 | 23:43

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Ali Sefaj, ka thënë se që kur Kurti këmbëngulte që të mos arrinin marrëveshje për grevën e mësimdhënësve, është shqetësuar për shëndetin e tij mendor, shkruan Periskopi.

Sefaj këto fjalë i ka shoqëruar me videon e Kurtit në një tubim elektoral, në të cilin kryeministri aktual shprehet se don që të gjitha votat të jenë për partinë e tij.

“Që nga momenti kur e kam takuar Albinin me Këshillin Grevist dhe e kam parë këmbënguljen e tij qe të mos arrihet marrveshje, për ndaljen e grevës. Për mua rrini në grevë deri në pranverë, duke synuar dështimin e vitit shkollor, jam shqetësuar seriozisht për shëndetin e tij mendor”, ka shkruar Sefaj në Facebook.

Derisa ka bërë thirrje që Kurti të dërgohet tel psikologu sa më parë.

Postimi i plotë:

Nuk e kam thënë publikisht, por ua kam thënë shumë miqve privatisht.

Që nga momenti kur e kam takuar Albinin me Këshillin Grevist dhe e kam parë këmbënguljen e tij qe të mos arrihet marrveshje, për ndaljen e grevës. Për mua rrini në grevë deri në pranverë, duke synuar dështimin e vitit shkollor, jam shqetësuar seriozisht për shëndetin e tij mendor.

Ata që i kam miq dhe që më njohin, e me të cilët kemi biseduar për këtë çështje, e dinë që për mua greva dhe pagat nuk kanë qenë me shqetësimi kryesor, por ajo që ndodh me shëndetin mendor të kryeministrit.

Si dikush që e ka ndihmuar dhe votuar, ndjej keqardhje për gjendjen e tij shëndetësore, sepse djali dhe vendi kanë mundur të kishin një fat tjetër, shumë më të mirë.

Kushdo që e ka mik, duhet ta çojë te psikiatri, sa nuk është bërë vonë!🥹

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit dhe kandidat për deputet nga AAK-ja me…