Sefaj takon O’Connellin, diskutojnë për aktualitetin politik
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë se Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Në këtë Sefaj e O’Connelli kanë biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe angazhimet e përbashkëta ndërshtetërore.
Ministri Sefaj e ka falënderuar ambasadorin O’Connell për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.
Ai ka ritheksuar rëndësinë e partneritetit dhe miqësisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, në procesin e shtetndërtimit dhe në konsolidimin e demokracisë.
Ndërsa ambasadori britanik Ruari O’Connell, ka përgëzuar ministrin Sefaj për përkushtimin e tij, që institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë janë duke dhënë për të siguruar një ambient të qetë. Ai ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.