Seferi: Kombëtarja është krenari, mezi e presim ‘Euro 2024’
Në prag të sfidës së dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, që do të luhet ditën e nesërme në konferencë bashkë me trajnerin ishte edhe Taulant Seferi. Ai është shprehur tepër i motivuar në “Euro 2024”.
“Kemi punuar shumë intensivisht me grupin për këto sfida. Të jesh pjesë e kësaj kombëtareje është një krenari e vërtetë. Ne mëzoi po e presim ‘Euro 2024’.
Arbër Hoxha luajti sfidën e fundit?
Është një lojtar me shumë cilësi dhe jam shumë i lumtur për të. Konkurrenca është shumë e fortë, por është edhe një gjë e mirë për kombëtaren tonë.
Karriera?
Futbolli ndonjëherë ka ulje edhe ngritje. Por unë gjithmonë kam pasur për qëllim që të bëjë më mirë. Kam punuar shumë për të arritur këtu dhe unë shpresoj që të jemi në formën më të mirë në Evropian.
Evropiani, si shans i jetës?
Jo, nuk e shoh kështu Evropianin. Kryesorja është që ne të bëjmë sa më mirë me kombëtaren në këtë turne. Për ndonjë klub të ri në të ardhmen, do të mendojë pas “Euro 2024”.
Vendimtar para portës?
Padyshim, ne jemi sulmues dhe duhet të bëjmë gola. Po punojmë fortë, jemi në formë të mirë fizike dhe sigurisht puna jonë është të shënojmë.
Miqësoret?
Kundërshtarët janë shumë të fortë. Grupi është shumë i fortë, por ne jemi duke u përgatitur dhe duhet të kemi një shpirt luftarak. Duhet të jemi të bashkuar, ashtu siç thotë edhe trajneri, duhet të jemi 1. Sigurisht, ne jemi shumë krenarë për këtë fanellë që veshim, jemi shumë të lumtur. Ne do të japim maksimumin tonë për këto ngjyra dhe shpresojmë për rezultatet më të mira.