Sejdi Gashi i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se Sejdi Gashi është bërë pjesë e kësaj partie.
Shkrimi i plotë i tij në “Facebook”:
Sejdi Gashi bëhet pjesë e Lëvizjes. Me studime themelore dhe master për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, si student i dalluar i këtij Universiteti, Sejdiu diplomoi edhe për Shkenca Politike në drejtimin e Administratës Publike. Ndërkaq, doktoraturën në
Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, e mbaroi në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Me një përvojë të hershme në gazetari, e më pas edhe në mësimdhënie, përveç punimeve shkencore të publikuara brenda dhe jashtë vendit, Sejdiu ka botuar edhe libra shkencor në lëmin e gjuhës shqipe. Sot, Sejdiu është hulumtues i pavarur shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhësisë dhe ligjërues në Kolegjin privat “Heimerer” në Prishtinë. Sejdiu iu bashkua Lëvizjes tonë, për ta dhënë kontributin dhe dijen e tij për të mirën e
vendit.