Sejdi Hoxha merr drejtimin e PDK-së në Drenas
18 maj 2019
| 19:10
Sejdi Hoxha i cili është Kryeshef i Postës së Kosovës, do të udhëheq degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.
Në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie në Drenas që janë mbajtur sot, Hoxha ka arritur të fitoj bindshëm duke marrë kështu timonin e PDK-së në bastionin e saj, Drenasin.
Hoxha ka arritur të fitoj 136 vota, duke lënë pas me pak vota, kundërkandidatët, Naim Bazaj e Kushtrim Prenkun.
Sejdi Hoxha ka fituar 136 vota, Naim Bazaj 76 vota ndërsa Prenku ka arritur të marrë vetëm 40 vota. Drejtuesin e ri të degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxhen e ka uruar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.