Sejdi Hoxha zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Degës së PDK-së në Drenas
Sejdi Hoxha ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Drenas.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar arsyet e kandidimit për kryetar të Degës së PDK-së në Drenas.
Sejdi Hoxha ka kërkuar përkrahjen e anëtarëve të PDK-së. “Kërkoj përkrahjen tuaj që së bashku të fuqizojmë edhe më shumë strukturat tona partiake në Drenas, bastionin e pamposhtur të PDK-së. Ju garantoj se këtë pozitë do ta konsideroj përgjegjësi shumë të lartë. Do të punoj me nder dhe sinqeritet, me secilin nga ju, drejt realizimit të projektit të madh zhvillimor Dekada e Re”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë i Sejdi Hoxhës:
Të nderuar delegatë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas,
Së pari dua të falënderoj secilin që ishte pjesë e procesit zgjedhor dhe demokratik në Degën e PDK-së.
Duke qenë së bashku me ju gjatë tërë procesit zgjedhor, kam parë një garë të ndershme, masive, kulturë të lartë politike dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm për inkuadrim në strukturat e PDK-së në Drenas.
Do të mbeten të paharrueshme takimet dhe bisedat që kam pasur me juve anëtarë dhe simpatizantë të të gjitha nëndegëve.
Tek ju e kam parë besimin e madh që keni në Partinë Demokratike të Kosovës dhe Kryetarin Kadri Veseli.
Dëshira, përkushtimi dhe energjia juaj ishte shumë mbresëlënëse. Meqenëse unë kam të njëjtën bindje sikurse ju se PDK mund të zhvilloj edhe më shumë jo vetëm komunën tonë por tërë Kosovën është motivi kryesor që më shtyn të kërkoj besimin tuaj për të parin e PDK-së në Drenas. Ndihem vërtetë krenar dhe i nderuar të kërkoj votën tuaj për kryetar të Degës së PDK-së në Drenas.
Kërkoj përkrahjen tuaj që së bashku të fuqizojmë edhe më shumë strukturat tona partiake në Drenas, bastionin e pamposhtur të PDK-së.
Ju garantoj se këtë pozitë do ta konsideroj përgjegjësi shumë të lartë. Do të punoj me nder dhe sinqeritet, me secilin nga ju, drejt realizimit të projektit të madh zhvillimor Dekada e Re.
Me respekt,
Sejdi Hoxha