Sejdini edhe një mandat në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë
14 mars 2021
| 13:23
Muhamed Sejdini e ka fituar edhe një mandat në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Të dielën Sejdini është konfirmuar në postin e presidentit edhe për katër vite tjera.
Nga Kuvendi i Rregullt Zgjedhur i mbajtur në Shkup, Sejdini mori 52 vota pro, teksa nuk kishte asnjë kundër. Muhamed Sejdini ishte kandidati i vetëm për postin e të parit në shtëpinë e futbollit maqedonas.