
Sejdiu: Albright, rol kyç në çështjen e Kosovës
24 mars 2022
| 08:33
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar se për Kosovën është humbje e madhe kalimi në amshim i ish-sekretares Madeleine Albright, e cila ka dhënë shumë kontribut për çlirimin e Kosovës.
“Është zonjë e madhe që do të mbetet në historinë botërore dhe historinë e Kosovës, ka qenë promotore e mbështetjes së Kosovës e filluar në vitet e 1990”, tha Sejdiu për emisionin “Lajmet e fundit” në RTK.
Sipas tij, Albright “ka pasur rol kyç në përgatitjen e konferencës në Francë (Rambouillet) në vitin 1999”.
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, bëri me dije se Albright kishte karakteristika të veçanta në dialog gjatë konferencës së Rambouillet, duke e marrë parasysh se kishte çështje shumë komplekse.