Sejdiu: Bedri Hamza ministri më i mirë i financave që ka pasur Kosova

05 tetor 2021 | 22:53

Opinionisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se që nga viti 2013 në vend kanë ndryshuar zgjedhjet lokale dhe që nga ajo kohë kanë filluar të bien bastionet e mëdha.

“Në vitin 2013 besojë se ka ndryshuar shumë çka për zgjedhjet lokale pasi në atë vit patën filluar të bien bastionet e mëdha. Gjakova deri në vitin 2013 ka qenë një qytet i cili s’ka pas shans të sfidohet dhe e sfidojë Mimoza – njësoj ka qenë Prishtina në vitin 2013 ku e pa sfidueshme ka qenë LDK-ja dhe u sfidua. Por, ka disa komuna që janë të paprekshme”.

“Prej komunave të mëdha nuk pres që të kalojnë këto zgjedhje pa befasi – përveç dy ose tri komunave që i shohim kryetarët aktualë duke dalë fitues teksa gjithçka tjetër do të jetë garë”, tha ai në ‘Klan Kosova’.

Sejdiu e ka lavdëruar kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzën.

Ai tha se Hamza ishte ministri më i mirë që ka pasur Kosova.

“Bedri Hamza është ministri më i mirë i financave që ka pasur Kosova”, tha ai.
 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se që nga viti 2013…