Sejdiu beson se deri më 2 shkurt do të plotësohen kushtet e PSD-së për buxhetin
30 janar 2019
| 16:19
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ka thënë se shpreson se deri më 2 shkurt, kur edhe do të mbahet seanca për Projektligjin e buxhetit, do të plotësohen kushtet e kësaj partie për votimin e buxhetit.
“Seanca për Projektligjin për ndarjet buxhetore mbahet më 2 shkurt. Në rend të ditës, para votës për Projektligjin për ndarjet buxhetore është Ligji për paga dhe dy ligje të tjera që lidhen me temën e pagave”.
“Është po ashtu edhe formimi i Komisionit ad-hoc për shkrimin e Kodit Pensional si dhe menjëherë pas Ligjit për ndarjet buxhetore është edhe projekt-statuti i ‘Trepçës”, ka thënë Sejdiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.