Sejdiu: Delegatët nuk patën mundësi të shprehen lirshëm

03 gusht 2019 | 11:40

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, nuk mori votat e mjaftueshme për të hyrë në garë për kryetar të këtij subjekti, pasi duhen 50%+1 të votave të delegatëve të pranishëm.

Menjëherë, pasi iu është refuzuar kandidatura, Sejdiu lëshoi punimet e kuvendit dhe për mediat deklaroi se delegatët nuk janë shprehur lirshëm dhe sipas tij, kjo është shenjë e keqe për demokracinë.

“Ata njerëz nuk mund të shprehen lirshëm. Nuk kanë miratuar kandidaturën time, e kanë miratuar një tjetër. Në këtë mënyrë të punës, me këtë qasje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve, e kemi një shenjë të keqe për demokracinë ne Kosovë. LDK ka qenë dhe mbetët shtëpia ime”, u shpreh ai.

Sejdiu gjithashtu tha se ka pasur kontakte ditët e fundit me kryetarin tashmë të rizgjedhur të LDK-së, Isa Mustafa, rreth një konsesunsi politik, por që nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Kam tentuar ditët të fundit të kem kontakt me kryetarin rreth një konsensusi politik. Më ka pritur por nuk kam marr ndonjë përgjigje. Nënkryetarët nuk kanë dashur të dinë cila është ideja ime rreth një konsensusi politik. Delegatët vendosin për kryetarin, sigurisht në këtë mënyrë ai (Mustafa)do të marrë mbështetjen e tyre”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, ka thënë se mënyra e…