Sejdiu dhe Jahjaga shprehin ngushëllime për vdekjen e Demaçit

26 korrik 2018 | 19:31

Në mesin e shumë personaliteteve të cilët po shprehin ngushëllime për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi, janë edhe ish-presidentët Atifete Jahjaga dhe Fatmir Sejdiu.

“Adem Demaçi ishte më i miri ndër ne. Ndër të parët që iu kundërvu stuhisë së urrejtjes që u ngërrys mbi Jugosllavi, ndër të parët që e sakrifikoi jetën e vet në emër të lirisë, ndër të parët u vu në shërbim të barazisë në Kosovën e re”, ka shkruar Jahjaga në profilin e vet në “Facebook”.

“Njeri që nuk druajti t’i thotë gjërat troç. Ishe frymëzim për të gjithë se si duhet atdheu dhe si jetohet jeta e drejtë e e përmbushur. Do të na mungojë”, ka thënë ajo.

Ndërsa Sejdiu ka nisur postimin e tij duke thënë se lajmin për vdekjen e Demaçit e ka marrë me pikëllim të thellë.

“Baca Adem, do të kujtohet përherë për sakrificën e pashembullt si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm, për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të atdheut. Vepra e tij do të jetojë përherë!. I qoftë i lehtë dheu i tokës, për të cilën s’kurseu asnjëherë asgjë!”, ka shtuar Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ferizaj, sot është vendosur gurthemeli i spitalit të këtij…