Sejdiu: Dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ka thënë se ka kohë që kjo parti është duke kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi.
Sejdiu ka theksuar se se çështja e dialogut duhet t’i takojë Kuvendit të Kosovës në të kundërtën, sipas tij shkelet Kushtetuta
“Dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit. Ne kemi përkrahur dhe jemi që të kemi një seancë të jashtëzakonshme. Besoj që rezoluta do të ketë mjaftueshëm vota që të kalojë. Kjo është hap i mirë përpara. Dialogu duhet të kthehet në Kuvend dhe kjo ndodh duke ndërtuar një platformë Kuvendi”.
“Çdo lloj diskutimi me palët e tjera jashtë Kuvendit pa mandat të Kuvendit të Kosovës është në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila është republikë parlamentare”, ka thënë Sejdiu.