Sejdiu: Do të kishim qeveri stabile nëse VV dhe PDK bëhen bashkë
“Kështu zgjidhet presidenti, kryetari i Kuvendit, kemi qeveri stabile, kemi mbi 80 deputetë që janë pa kushtëzime nga Lista Serbe”.
Instituti PIPOS ka prezantuar të dhënat e sondazhit përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje prinë me 40.95 për qind.
Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se nuk sheh fare problem nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës qeverisin së bashku.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se kështu do të zgjidhjes çështja e presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, pa kushtëzimin e Listës Serbe.
“Paragjykimi im është që LVV do të jetë tek 50 deputetë dhe në këto rrethana ajo ka potencial që të bëjë zgjedhjen e tre pozitave kryesore me përfshirjen e një subjekti tjetër shqiptar”.
“Në këto rrethana besoj se Kosovës i duhet një rirreshtim ideologjik – nuk shoh fare problem LVV dhe PDK bashkë”.
“Kështu zgjidhet presidenti, kryetari i Kuvendit, kemi qeveri stabile, kemi mbi 80 deputetë që janë pa kushtëzime nga Lista Serbe”.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth sondazhit të PIPOS.
Ky është numri i ulëseve i partive politike në kuvend sipas sondazhit të PIPOS