Sejdiu: E qysh me i besuar një qeverie që thotë ‘mbyllni veshët’, e për më tepër ik prej debateve?

09 janar 2025 | 14:46

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka reaguar pasi partia e Albin Kurtit ka vendosur t’i bojkotojë debatet në “T7”, “RTV Dukagjini” dhe në “Klan Kosova”.

Sejdiu ka thënë se si mund t’i besohet një qeveri që i ik debateve.

“Meqë s’po munden me ia mbyllë gojën mediave, po dojnë me ia mbyllë veshët qytetarëve! E qysh me i besu një qeverie që thotë ‘mbyllni veshët’, e për më tepër, i ik debateve? Veç ata që kanë diçka për me fshehë i tuten pyetjeve. Veç ata që nuk dojnë racionalitet në diskutim thonë ‘mbyllni veshët’! Demokracia nuk funksionon me heshtje dhe shmangie – funksionon me llogaridhënie, ballafaqim idesh, dialog dhe debat të hapur!”, ka shkruar Sejdiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar…